Kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në urimin e tij, ai u shpreh se 28 Nëntori është festë e trefishtë për Kosovën, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë ditë të rrënjosur në vetëdijen kombëtare e historike të popullit tonë, i kujtojmë Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, kryengritësin e madh shqiptar nga Mitrovica, i cili i jep edhe më shumë kuptim 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. E kujtojmë komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, që me e nder, heroizëm e sakrificë të pashembullt dhanë jetën e tyre për t’i dhënë jetë lirisë sonë. Daljen e parë publike të UÇK-së, luftën heroike të djemve dhe vajzave tona, ish-krerët e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë – i kujtojmë dhe nderojmë. Atdhedashuria e tyre, idealizmi i tyre, na frymëzon në rrugën tonë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.
“Nderime për ata që dhanë gjithçka për ta bërë Shqipërinë. Nderime për ata që dhanë gjithçka për ta bërë edhe Kosovën. 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë. Gëzuar!”, tha ai./Arbresh.info/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...