Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka bërë gati dokumentin e dorëheqjes nga detyra. Burime të besueshme i thanë lapsi.al se kreu i uniformave blu ka vendosur të largohet.
Sipas të njëjtave burime Çako do ta zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e premte. Kjo lëvizje vjen në momentin më të keq të policisë shtetit. Jemi pikërisht në kulmin e skandalit të dosjes “Habilaj-Tahiri” ndërsa këto ditë emra të rëndësishëm në policinë e shtetit janë implikuar në trafik droge.
Ka edhe zëra se largimi i Çakos ka qenë një kërkesë e ardhur nga Italia për shkak se edhe emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të kryera atje, por kjo mbetet ende për tu konfirmuar.
Nëse një gjë e tillë është konfirmohet mund të merret masa e arrestit edhe për vetë Çakon. Largimin e Haki Çakos e ka kërkuar me ngulm më herët LSI dhe më pas edhe Partia Demokratike.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...