Një 41 vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg dhe 1 mijë euro gjobë nga gjykata në Aosta të Italisë, ndërsa partnerja e tij, një 32 vjeçare italiane, do të dënohet më 21 janar.
Sipas “Ansa”, Anton Ndreka, përfundoi në burg në muajin shkuar, pasi akuzohet për vjedhje.
Ndaj tij, rëndon akuza e grabitjes së 5 apartamenteve në mes të vitit 2014 dhe tetorit 2017. Pretë e tij ishin kryesisht bizhuteri dhe sende personale.
Në periudhën e arrestimit, policia lokale shpjegoi se përfundoi në gjurmën e çiftit, duke marrë parasysh mënyrën se si i kishin kryer vjedhjet. Pesë denoncimet kishin përfunduar në polici, thuajse të gjithë jepnin të njëjtat karakteristika.
“Autorët shfrytëzuan marrëdhëniet që ekzistonin midis tyre dhe viktimave me një dinakëri të caktuar. Falë informatave të vjedhura – p.sh. ku ndodheshin çelësat rezervë, ata hynin në apartamente”.
Hetuesit italianë kanë zbuluar mënyrat se si vepronte çifti për të kryer aksionin.
“Strategjia e vjedhjeve – sipas hetuesit – konsiston në krijimin e një marrëdhënieje besimi sipas momentit, të tipit “Në çfarë ore largoheni? ” “A është qeni atje?” “Ku i leni gjerat?” “Ku i mbani bizhuteritë?”.
Në këtë mënyrë, Ndreka zbulonte dhe ku ishin çelësat dhe pasi pronarët ktheheshin në shtëpi, sendet e tyre të çmuara ishin zhdukur.
“Elementi që bëri të mundur lidhjen e pesë rasteve përfshinte disa bizhuteri që vetëm një person i caktuar mund t’i dinte se ku ishin atë ditë”, shtoi prokurori.
Çifti kishte edhe fëmijë, ndaj imazhi i të cilëve nuk është bërë publike./ora news
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...