Në fshatin Rrilë të Lezhës banorët denoncojne se hajdutët po i vjedhin bagëtitë dhe shtëpitë çdo natë. Ata i kërkojnë policisë të marrë situatën nën kontroll pasi situata është e rëndë.
Në këtë fshat banorët thonë se hajdutet po bëjnë batërdinë. “Raste të vjedhjes ka thuajse çdo natë”
Sulmi më i fundit në Rrilë të Lezhës ndodhi familjen e Ndue Karaçit. Kur ai shkoi në stalle nuk gjeti asnjë nga kafshët që rriste.
Hajdutët fillimisht i kanë helmuar qenin dhe me pas i morën shpendët, derrin dhe pesë delet. Karaçi dyshon se hajdutët duhet të mbështeten nga ndonjë punonjës policie, pasi në fshat çdo natë ka vjedhje dhe grabitje.
Ndue Karaçi banore i Rrilës: “Në lagje ndodhin një herë në dy ditë. Policia nuki merr asnjë masë. Për mua është në bashkëpunim”
Që hajdutët janë ulur ngeshëm në këtë zonë e thonë edhe banorët e tjerë. Ata janë të shqetësuar dhe i kërkojnë ndihmë policisë për të marrë situatën në kontroll.
Pjeter Matrizi: “Në zonën tonë vidhen shumë bagëti dhe vjedhje të papame”.
Arben Paluca: “Brenda dy javëve në fshtinë rile janë bërë mbi 15 vjedhje”.
Ardian Kola: “I kam parë me sytë e mi duke gjujt hajdutat familjarët, janë liru dhe kanë dalë jashtë pas një muaji”.
Pas denoncimeve publike të banorëve të Rrilës, ABC News u interesua edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës.
Një zyrtar i lartë i policisë tha se për çdo rast është vepruar në përputhje me ligjin. Dhe policia fton qytetarët të denoncojnë, jo vetëm ngjarjet, por edhe punonjësit e policisë të implikuar në to. /abcnews.al
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...