Vidhet një banesë në fshatin Nikël të Krujës. Autorët kanë marrë 5 mijë euro dhe orenditë e shtëpisë. Pronari i banesës Besnik Elezi, emigrant në Greqi, para një jave kishte sjellë materialet dhe më pas ishte larguar sërish për në vendin fqinj, ndërsa ishte rikthyer mbrëmë, ku konstatoi vjedhjen.
Hajdutët kanë shqyer jastëkët ku kanë gjetur shumën prej 5 mijë eurosh, të cilat i kanë marrë dhe janë larguar bashkë me materialet e ndërtimit dhe dyshekun e krevatit. Daja i Besnik Elezit, thotë se dyshimet janë te njerëzit e afërt që kanë ditur lëvizjet.
“Kanë marrë çfarë kanë dashur, materiale dhe pajisje për ndërtim. Morën çfarë iu kanë pëlqyer, mbi një milionë lekë bënte vetëm gjeneratori. Hoqën të gjitha pajisjet dhe i çmontuan, morën edhe frigoriferin. Morën edhe dyshekun e krevatit pasi mendonin se ka lekë. Porta kryesore nuk është hapur fare, prenë telat dhe më pas i lidhën prapë. Vjedhjen e konstatoi mbrëmë Besniku në orën 12:00 të natës kur erdhi nga Greqia. Kur pa portën e shtëpisë të thyer lajmëroi policinë.
Ata (autorët) kanë punësuar me qetësinë më të madhe. Dyshoj se ka ndërhyrje të afërt, mund të ketë persona që e kanë njohur shumë mirë gjendjen këtu dhe punuan me qetësinë më të madhe. Nipi i solli materialet nga Greqia”, tha daja i pronarit të banesës. / Shqiptarja.com
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...