Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka cekur sërish çështjen e Reformës Zgjedhore duke zbuluar se po përgatit një projekt të ri politik.
Ajo shprehet se është e bindur që listat do të hapen 100%.
“Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit”.
Më tej, në Instagram Stories, Hajdari deklaron se po përgatit një projekt politik me ajkën e qytetarisë shqiptare që synon të bashkojë rininë studentore fillimisht dhe gjithë njerëzit e ndershëm.
“Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim së bashku me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore, e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit”./tch/
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...