Pas takimit të sotëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarja e komisionit, Rudina Hajdari ka deklaruar prerë se nuk do të ketë reformë në dy faza, duke theksuar se bashkë me propozimet e OSBE-ODIHR do të bëhet edhe ndryshimi i sistemit, kusht ky, sipas saj, i opozitës parlamentare.
Në një deklaratë për mediat, ajo ka theksuar se për këtë do të ketë një grup pune të posaçëm që do të merret me produktin për ndryshimin e sistemit.
“Ftesa mbetet e hapur për PD apo të gjitha partitë jashtë sistemit, pasi duam konsensus të gjerë, sepse në fund ky ndryshim bëhet për shqiptarët jo për individë të caktuar, ti japim fund mënyrës si bëhet politikë sot, duam reformë tërësore që e sheh cdo hallkë të sistemit me vëmendje”- ka thënë ajo.
Ja deklarata e plotë
Meqë kemi një detyrë shumë të madhe kemi rënë dakord të bëjmë disa grupe pune, do të kemi grupe për ndryshimin e sistemit, cili do jetë produkti që do propozojmë, në bashkëpunim me shoqërinë civile, do t’i marrim tërësisht parasysh rekomandimet, grupet të ndara me deputetë dhe do të merrem me ndryshimin e sistemit, rekomandimet e OSBE/ODIH, financimin e partive dhe me të drejtën e emigrantëve jashtë për të votuar.
Do ta miratoni edhe pa pëlqimin e PD duke bashkuar votat me shumicën e Ramës?
Ftesa mbetet e hapur për PD apo të gjitha partitë jashtë sistemit, kemi komunikim të vazhdueshëm me disa prej tyre, do donim që të bënin ata propozimet e tyre, pasi duam konsensus të gjerë, sepse në fund ky ndryshim bëhet për shqiptarët jo për individë të caktuar, ti japim fund mënyrës si bëhet politikë sot, duam reformë tërësore që e sheh cdo hallkë të sistemit me vëmendje.
E votoni reformën apo po jo nëse nuk ndryshohet sistemi?
Nuk do të ketë reformë me dy faza, do ketë reformë tërësore dhe për këtë kemi rënë dakord. Nuk na ndalon njeri të diskutojmë rekomandimet e OSBE/ ODIHR dhe ndryshimet e sistemit.
Keni unitet brenda grupit?
Opozita parlamentare ka vetëm një qëllim, ndryshimi i sistemit, që ne ta shembim këtë lloj sistemi, qytetarët të votojnë përfaqësuesit e tyre dhe jo partitë politike. Jo kryetarët e partive të përcaktojnë deputetet, po luftojmë për kuvend cilësor dhe përfaqësues.
Do sakrifikoheni për reformën?
Do bëjmë cdo gjë në qëllim të kësaj, do shohim javët në vijim, të mos shmangim vëmendjen. Të fokusohemi te negociatat me BE kemi para një sfidë shumë të madhe, nëse nuk hapim negociatat do të jemi në një pozicion shumë të vështirë.
A ka kohë deri në fillim të dhjetorit për të dy propozimet?
Nuk jemi të fokusuar të koha, por të produkti
Po ky është kusht nga Gjermania…
Afatet i vëmë ne se ne u shërbejmë shqiptarëve.
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...