Komisioni Evropian do të propozojë çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë.
Komisioneri Johanes Hahn e ka paralajmëruar këtë në seancën e komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian, duke e argumentuar me faktin që Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin përgjigje për standardet që kanë arritur.
Komisioneri që e paraqiti perspektivën si një çështje të Evropës sa dhe të vendeve të Ballkanit zgjerimin që pritet, ka kujtuar situatën e aktorëve jashtë rajonit që ndërhyjnë nëse politika e BE-së nuk merr masa konkrete.
Ndërkohë parlamentarë evropianë kërkuan shpjegime për situatën e vetos nga vendet anëtare pas vendimeve të Komisionit Evropian, duke e parë këtë si një pengesat kryesore për pranimin e vendeve të reja.
Komisioni i jashtëm parlamentar mori të hënën në shqyrtim raportet për vendet të hartuara nga euro parlamentarët, ndërkohë që ka vlerësuar se situata financiare e parashikuar në fondet IPA 2021-2027 mbështet zgjerimin dhe zhvillimin ekonomik në rajon.
Hahn ka përsëritur faktin se nëse nuk Evropa nuk eksporton stabilitet në Ballkan, do të importojë destabilitet.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj