Mediat greke e kanë cilësuar si “të çuditshme” një deklaratë të komisionerit për zgjerimin, Johannes Hahn.
Sipas gazetës Kathimerini, duke folur në një konferencë në Londër, komisioneri tha që po të arrihet marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, do të ketë dhe ristrukturim të kufijve”.
Të njëjtën deklaratë, gazeta Proto Thema e cilëson si “të pabesueshme”.
“Me pak fjalë, komisioneri ka paralajmëruar që në rast se negociatat Kotzias-Tsipras me kryeministrin shqiptar Edi Rama finalizohen, do të ketë ndryshim kufijsh”, ka interpretuar Proto Thema.
Dhe gazeta greke shton:
“Është një deklaratë tepër serioze dhe pritet me interesim reagimi i qeverisë greke dhe i ministrisë së jashtme greke”.
Duke folur për nevojën e lidershipit në Ballkan, komisioneri tha se shenja të këtij lidershipi u panë me arritjen e marrëveshjes Athinë-Shkup.
Dhe shtoi:
“Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët. Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.
Komisioneri foli në konferencën me temë “Përtej Berlinit. Çfarë presim dekadën e ardhshme për Ballkanin perëndimor”, organizuar nga Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, ose siç njihet gjerësisht, Catham House./Ora News
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...