Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Duke u ndalur te Ballkani Perëndimor, a mendoni se Maqedonia e veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociatat në dhjetor të këtij viti?
Po përpiqem të bëj çmos për ta arritur këtë qëllim. Së pari kemi nevojë për dritën e gjelbër për të filluar përgatiten përfundimtare të negociatave dhe pastaj është përsëri një procedurë me bazë meritore. Dhe sigurisht na nevojitet pëlqimi i të gjitha shteteve tona anëtare. Por unë po bëj Por unë po bëj çmos për ta arritur këtë.
A mendoni se këto vende do ta marrin dritën e gjelbër në tetor, në vend të qershorit të këtij viti?
Ka diskutime por unë jam i përqendruar për ta siguruar një vendim para verës, sepse ky ishte qëllimi ynë. Ne do ta paraqesim raportin tonë vjetor për dy javë, ku me siguri do të japim një rekomandim pozitiv për të dyja vendet. Natyrisht ka gjithmonë disa punë që duhet të bëhen. Por unë mendoj sidomos ku është fjala për Maqedoninë e Veriut, se duhet ta pranojmë përparimin e madh që ky vend ka bërë në tejkalimin e konflikteve dypalëshe që është parakusht për anëtarësimin e ardhshëm në BE. Gjithashtu, reforma e gjyqësorit në Shqipëri është diçka që duhet të shpërblehet. Pra në këtë drejtim mendoj se kjo vlerësohet në mënyrë pozitive nga shtetet tona anëtare.
Shohim disa raporte shqetësuese që vijnë nga Holanda. Duan të pezullojnë liberalizmin e vizave për Shqipërinë. A mund ti adresoni këro shqetësime të holandezëve?
Ekzsitojnë këto kontrolle të rregullta për numrin e atyre që ne i quajmë azilkërkues të pafinancuar. Unë mendoj se këto shifra në krahasim me numrin e përgjithshëm të njerëzve që udhëtojnë në këtë vend janë shumë të vogla. Sidoqoftë, është diçka që e kam diskutuar me partnerët e mi në Shqipëri, por edhe me disa vende të tjera.
Kjo duhet të trajtohet tërësisht nga autoritetet shqiptare që do të thotë se ato duhet të komunikojnë. Ato duhet të informojnë popullin se të gjitha këto nisma janë pa ndonjë mundësi për t’u konfirmuar pozitivish nga këto vende. Por unë nuk kam asnjë indikacion se ka nisma nga shtetet anëtare për të pezulluar liberalizimin e vizave për shembull për Shqipërinë.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para