Google ADS

Hahn për Vettingun: Katastrofë të mbeteni pa gjyqtarë kompetentë

16:43 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Komisioneri Johanes Hahn, në takim me qeverinë shqiptare foli për rëndësinë e avancimit me reformat e ndërmarra në vendin tonë, në kuadër të integrimit evropian.

Hahn tha para ministrave se duhet të punojnë me seriozitet e vrull të madh, për t’i bindur të gjithë mbi përparimin e Shqipërisë.

“Më vjen mirë që jemi në një tavolinë me të gjithë ministrat. Duhet të keni parasysh se kjo është një sipërmarrje, ku Shqipëria dhe Bashkimi Evropian janë partnerë, pasi të dy palët kanë investuar dhe po investojnë për çuar vendin përpara. Deri në vitin e ardhshëm duhet të punohet me një seriozitet të tillë, që të bindet të gjithë skeptikët, në lidhje me përparimin e Shqipërisë”, deklaroi Hahn.

Komisioneri europian foli edhe për një çështje shumë aktuale në Shqipëri, atë të shtimit të studentëve në magjistraturë, ku aktualisht projektligji ka mbetur pezull, pasi kërkon 2-3/at e votave për t’u miratuar.

“Unë sot e mësova se juve edhe për të shtuar studentë në magjistraturë, duhet të vendosni me 2/3-at. Kjo në fakt nuk më duket aspak normale, pasi duhet hapur rruga që të shtohet prokurorët e gjyqtarët që do të përfshihen në sistemin e drejtësisë në vend dhe do të çojnë përpara reformën e nisur tashmë”, tha Hahn./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme