Komisioneri për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, hedh dritë mbi një sërë çështjesh të aktualitetit politik në vend, ku tregon perspektivën që ka Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE.
Në një intervistë për gazetën “Tema”, Hahn jep vlerësimin e tij për hapat e hedhura nga qeverisja “Rama”, si dhe apelon ndaj palëve politike që të rrisin bashkëpunimin në mënyrë që të arrihen rezultate të prekshme për qytetarët.
Ai rekomandon se duhet të vijojë më tej puna për të përmbushur pesë prioritetet kryesore dhe veçanërisht lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës, transmeton gazetametro.net.
I pyetur lidhur me paralajmërimin për “bashkim kombëtar” në rast se BE mbyll dyert për Shqipërinë dhe Kosovën, Hahn gjykon se ky diskutim është i rrezikshëm dhe i papranueshëm, duke shtuar se duhet parë e ardhmja e të gjithë rajonit.
“Ky diskutim është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Mendoj se është e rëndësishme të shikohet perspektiva e të gjithë rajonit. E gjithë energjia dhe fokusi duhet të drejtohen tek axhenda e reformave të lidhura me tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit: sundimi i ligjit, qeverisja ekonomike dhe reforma e administratës publike. Kjo do të përmirësojë kushtet e jetës së qytetarëve”, ka thënë Hahn.
Ndërkohë, Komisioneri rendit edhe disa këshilla për ligjvënësit në Shqipëri dhe Kosovë, mes të cilave, sipas tij, mund të garantohet progresi i vendeve drejt familjes evropiane. Ai thotë se ekziston përspektiva e pakontestuar që gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i bashkohen BE’së.
“Para së gjithash, ekziston një perspektivë e pakontestuar që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Bashkimit Evropian dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë partnerët në rajon në mënyrë bilaterale për rrugën e tyre evropiane”, ka thënë ai.
Më tej ai ka folur edhe për alarmin e ngritur nga disa aktorë politik për ndikimin rus në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...