Eurokomisari Johannes Hahn vlerësoi se refuzimi i presidentit francez që të hapen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim i madh strategjik që duhet të përmirësohet.
Hahn në deklaratë për gazetën ‘Handelsblat’ paralajmëron për pasojat negative që mund t’i nxisë kundërshtimi i Parisit që të hapen dyert e BE-së për Shkupin dhe Tiranën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dëshira për reforma dhe zbatim të reformave po ulet në gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kredibiliteti i BE-së është rrezikuar”, tha Hahn duke shtuar edhe një herë se vendimi i Macron ka qenë ‘gabim i madh historike’.
Sipas tij, kredibiliteti i BE-së mund të kthehet vetëm nëse arrihet qëndrim i përbashkët për hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë të qartë evropiane.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...