Arrestimi i “hacker”-it fierak, Aldo Ymeraj, nga forcat shqiptare të rendit, për llogari të drejtësisë amerikane u bë i mundur ditën e hënë, por aktakuza ndaj tij dhe pjesëtarëve të tjerë të rrjetit të piratëve kompjuterikë me slogan “In fraud we trust”, është ngritur prej 31 tetorit të vitit 2017, nga një juri e madhe e gjykatës së Nevadës në Shtetet e Bashkuara.
Ai njihej në jetën virtuale me nofkat “Kubanezi”, “Niii.in” dhe “Yankeeman”, por nuk ishte i vetmi shqiptar i këtij rrjeti. Në të bëjnë pjesë edhe Besart Hoxha, i njohur si “Pizza”, dhe Liridon Musliu, që fshihej pas pseudonimeve “Ccstore”, “Bowl” dhe “Hulk”.
Organizata “Infraud” operonte në Las Vegas, Nevada dhe jo vetëm dhe akuzohet mes të tjerash për pastrim parash; trafikim të të dhënave të vjedhura të identitetit; trafikim, prodhim dhe përdorum të paautorizuar të pajisjeve me qasje të falsifikuar; mashtrime bankare; dhe rrjete mashtrimi financiare.
Objektivi parësor i kësaj organizate ishte promovimi dhe rritja e interesit për të, për të drejtuar trafikun dhe blerësit potencialë drejt faqeve të automatizuara të shitjes së anëtarëve të saj, që shërbenin si instrumente “online” që trafikonin identitete të vjedhura, informacione financiare dhe bankare, si dhe produkte të tjera të paligjshme.
Në mars të vitit 2017, në forumin e kësaj organizate bënin pjesë 10.901 anëtarë.
Hierarkia e kësaj organizate përbëhej nga administratorët, supermoderatorët, moderatorët, shitësit (që njiheshin edhe si profesorët ose doktorët), anëtarët VIP dhe anëtarë të thjeshtë.
Aldo Ymeraj u bë anëtar i organizatës “Infraud” në nëntor të vitit 2010. Ai reklamonte në forumin e saj si shitës depozitash dhe ishte operator i faqes së automatizuar të shitjeve “niii.in”, duke e përdorur këtë si një mjet për shitjen e depozitave për anëtarët dhe bashkëpunëtorët e “Infraud”.
Besart Hoxha, nga ana tjetër u bë anëtar i saj në janar të vitit 2011. Ai reklamonte në organizatë si shitës i kartave të cilësisë së lartë, si VISA, MasterCard, Amex dhe Discover, e gjithashtu shiste karta plastike dhe hologramë për anëtarët dhe bashkëpunëtorët e organizatës.
Liridon Musliu, ndërkohë, u bë anëtar i organizatës “Infraud” në gusht të 2011-s, duke reklamuar në forumin e saj si shitës depozitash, që operonte në një faqe të automatizuar shitjesh me domaine të ndryshme si “ccstore.me”, “ccstore.name” dhe “ccstore.ës”.
Qëllimi i kësaj sipërmarrjeje ishte të pasuronte anëtarët përmes trafikimit të paligjshëm të identiteteve të vjedhura, implementimit të dokumenteve, huazimit të dokumenteve identifikuese, pjesët prodhuese të pajisjeve dhe qasjen e paautorizuar në këto pajisje përmes numrave të vjedhura të kartave të kreditit. Ata kishin gjithashtu synim të ngrinin organizatën si destinacionin parësor “online” për shitblerjen e pronave të vjedhura dhe kontrabandës, si identetet personale dhe financiare të viktimave, apo prodhimin e dokumenteve identifikuese të falsifikuara.
Por cila është veprimtaria e Ymerajt dhe shqiptarëve të tjerë?
Më 1 shkurt 2011 ose rreth kësaj date, Ymeraj do të postonte dy të dhëna kartash identiteti të kompromentuara në forumin e “Infraud”, si shembuj të produkteve të tij. Më 3 shtator 2011, ose rreth kësaj date, Musliu do të reklamonte dyqanin e tij “online” në faqen e internetit të organizatës. Më 3 tetor 2011, ose rreth kësaj date, Ymeraj do të reklamonte në forumin e saj të dhënat e plota të faqes së tij “bastard.su” që shiste karta krediti plot me parà për anëtarët dhe bashkëpunëtorët. Më 1 tetor 2011, Ymeraj do të postonte 10 të dhëna “Paypal”-i për t’u loguar në këtë faqe, pikërisht në forumin e organizatës. Më 13 janar 2012, Hoxha do të publikonte në reklamimin e shitësit tjetër të huaj (Unindicted Co-conspirator F’s) një mesazh që i vlerësonte produktet e tij dhe e quante atë “djali më i mirë i të gjitha kohërave”. Më 7 mars 2012, Sanchez Torteya (njëri prej të akuzuarve) do t’i jepte Hoxhës 15 karta krediti të kompromentuara, në mënyrë që ky i fundit t’i transferonte numrat e tyre në kartat false plastike gati për përdorim. Më 30 mars 2012 deri më 18 prill 2012, Musliu ofroi për shitje në faqen e automatizuar të shitjeve “ccstore” 15 karta krediti të kompromentuara, që i përkisnin banorëve të Nevadës. Nga 24 prilli 2012 deri më 7 maj 2012, Ali (njëri prej të akuzuarve) do të blinte 130 karta krediti të kompromentuara për Musliun. Më 9 gusht 2012, Vargas (njëri prej të akuzuarve) do të blinte dy të dhëna kartash krediti (CVV) që përmbanin informacione të plota të kartëmbajtësit, nga emri e mbiemri, te data e lindjes, numri i sigurimeve shoqërore, adresa, telefoni dhe emri i nënës, përfshi edhe kodin e sigurisë në pjesën e pasme të kartës së kreditit. Më 31 tetor 2012, Ymeraj do të kontaktonte me “SiteAdmin” të forumit me mesazh privat, duke kërkuar blerjen e banerit në hapësirën reklamuese në forum për një periudhë njëmujore. Më 26 janar 2013, Ëilson (njëri prej të akuzuarve) do të blinte një kartë krediti të kompromentuar nga faqja e automatizuar e shitjes së operuar nga Musliu. Më 25 mars 2013, Hoxha do të merrte paradhënie 15 karta krediti të kompromentuara nga “Unindicted Co-conspirator O”. Më 15 prill 2013, Hoxha do të merrte edhe 15 të tjera nga i njëjti person (i cili duhet thënë se ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe i ka shpëtuar dënimit). Më 26 tetor 2013, Rojas (njëri prej të akuzuarve) do të blinte një kartë krediti të kompromentuar nga Musliu, ndërsa po nga ky, më 25 nëntor 2013 do të blinte 3 karta krediti i akuzuari tjetër Ëilson. Më 1 mars 2014, Hoxha do t’i përgjigjej një kërkese në forumin e organiatës nga “Unindicted Co-conspirator A) për holograme të mëdha dhe të vogla të VISA-ve dhe MasterCard-eve cilësore, duke i treguar të interesuarit se duhej të kontaktonte me vet Hoxhën. Më 3 shtator 2014, Hoxha do të publikonte në rubrikën reklamuese të shitësit (Unindicted Co-conspirator DD) në forum, duke e paralajmëruar të mos kopjonte reklamën e Hoxhës nga rubrika të tjera të forumit.
Në fund, por jo më pak e rëndësishme, llogaritet edhe pasuria e dyshuar e vënë nëpërmjet këtij aktiviteti ilegal nga anëtarët. Për Hoxhën, pasuria thuhet të jetë ende në vlerësim përllogaritjeje. Ymeraj ka fituar plot 675 mijë dollarë, ndërsa Musliu 277 milionë dollarë./gazeta shqip/
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja