Habit gazetari, çon në emision pajisjet që përgjohen politikanët

22:40 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Gazetari Artan Hoxha në lidhje me temën e emisionit ‘Opinion’ se ‘kush po përgjon politikën’, ka prezantuar disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, orash etj.

Hoxha tha se këto pajisje përgjuese janë përdorur privatisht në qarqe politike.

Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

Sipas tij çelësi në fjalë mund të regjistrojë thuajse dy muaj, derisa të mbarojë bateria.

Ai nuk zbuloi se sa e lehtë mund të jetë gjetja e këtyre pajisjevve dhe cila është vlera e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme