Lulzim Basha përsëriti në Fier se nëse zgjidhet kryeministër, do të rrisë pensionet deri në 240 mijë lekë. Por ndryshe nga takimet e tjera, ai foli për prindërit e tij dhe tregoi përse e bën një premtim si ky.
“Babai im ka nisur punën 14 vjeç, ka punuar 45 vite mekanik, tani është në pension. Mamaja ime ka punuar 40 vite mësuese dhe është në pension. Pensioni i përbashkët nuk i del, as për faturën e energjisë dhe të ilaçeve, shkruan albeu.
I ndihmoj unë herë pas here, po jo të gjithë i kanë mundësitë t’i ndihmojnë prindërit. Ndaj do punoj që pensionin minimal ta bej 250 mijë lekë në muaj” tha Basha.
Gjatë takimit, Basha sulmoi sërish LSI. Sipas tij, Ilir Meta bën sikur erdhi dje në Shqipëri, ndërkohë që është bashkëfajtor për atë që ka ndodhur.
“Kemi Ilir Metën që bën sikur erdhi dje në Shqipëri. A thua nuk ishin këta që votuan për rritjen e çmimit të naftës të taksave. Për ata pushteti ka qenë pazar edhe gjatë viteve tona, jo vetëm 4 vjeçarin e fundit” u shpreh Basha.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve