Të pyetur nga Top Story për emrat e trafikantëve, banorët në kamera të gjithë kanë frikë të flasin. I vetmi që guxon, deri diku është mjeku i nderuar me orgjinë nga ky fshat.
“Faktet treguan që edhe një pjesë e drejtuesve, ose e atyre që e merrnin hashashin nga Lazarati për ta eksportuar jashtë, ishin nga këta grupe ekzistuese të mëparshme nga krahinat e Vlorës dhe krahina të tjera”, tha mjeku Islam Buci.
Grupet e mëparshme, që operonin në zonën e Vlorës tashmë njihen nga e gjithë Shqipëria. Ata janë vëllezërit Habilaj. Jashtë kamerave edhe banorët e Lazaratit, na thonë se Habilajt hynin e dilnin në fshat me makinat e tyre rregullisht.
Mesa duket në Lazarat ka pasur interesa të përfshira nga të dyja palët e politikës. Nga njëra anë Kryeministri Berisha i dha krah të lirë kultivimit të hashashit. Nga ana tjetër, njerëz të lidhur ngushtë me strukturat e Partisë Socialiste hynin e dilni në këtë fshat. Madje edhe djem deputetësh.
“Një pjesë e djemve që qenë atje, qenë djemtë e deputetëve të Partisë Socialiste”, tha Islam Buçi për Top Story.
Asnjë trafikant i dënuar. Asnjë lidhje kriminale e zbuluar. Asnjë rrjet, vendas ose ndërkombëtar, nuk u zbulua. E ndërkohë që këta trafikantë shihnin në televizor, tymin që dilte nga Lazarati, policia futi në burg mbi 200 banorë të fshatit.
“Sikur qe serbi me Kosovën, jo sikur qe policia me banorët e komunitetit të Lazaratit”, tha Benard Pollo, Administrator, Lazarat.
Që aksioni pati sukses këtë nuk e vë asnjë në dyshim. Së pari kultivimi i kanabisit u ndalua. Së dyti, në aksionin fillestar, nuk pati asnjë humbje jete. Pika në të cilën, të gjithë kishim dyshime ishte tek vullneti i qeverisë për ta luftuar vërtetë kanabisin.
Në vitet në vazhdim këto dyshime rezultuan të vërteta.
“Nga një vatër, nga një ishull i izoluar dhe disa ishuj të tjerë, të hashashit në atë kohë, në vitet 2015, 2016, hashashi mori dhenë. Tepelenë, Vlorë, në Lezhë, në Shkodër, pothuaj në tërë Shqipërinë”, tha Islam Buci.
Fakti është që Shqipëria, në vitet 2015 – 2016, u kanabizua masivisht. Nga një fshat i vetëm, tani ishin me qindra fshatëra ku mbillej kanabisi. Kjo tregoi që aksioni në Lazarat ishte thjeshtë një shoë për të fituar pikë para ndërkombëtarëve. Përhapja masive, në të gjithë Shqipërinë tregonte qartë që bosët e drogës ishin përsëri në veprim. Tregonte se qeveria, Rama e toleroi mbjelljen e drogës në Shqipëri, me të njëjtin vullnet politik si qeveria Berisha në Lazarat.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...