Moisi Habilaj është rikthyer në sheshin “Giovanni Verga” për të qenë i pranishëm në seancën e parë dëgjimore të procesit gjyqësor të nisur mbi operacionin “Rosa dei venti”. Ai u shfaq në sallën e gjyqit me një fytyrë të dobësuar, e me shumë puthje në drejtim të prindërve që ndodheshin në sallën e pallatit të drejtësisë.
Mbi të, të mbajtur në paraburgim në institucionin penitenciar të Bicoccës në Katania, ndërsa njihet edhe si i afërm i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, rëndon akuza e të qenit kreu i një organizate kriminale të trafikut të marijuanës në aksin Shqipëri-Katania (Siçili).
Një biznes milioner që duket se ka ulur në të njëjtën tryezë tregtarët lokalë të marijuanës, furnizues të bandave mafioze.
Së bashku me Habilajn, pas hekurave të sallës së gjyqit shiheshin edhe Meridian Sulaj dhe Antonino Riela, ky i fundit italian. Të pandehurit e tjerë, si për çudi, ishin përzierë mes të pranishmëve të seancës, përfshi Fatmir Minaj dhe Angelo Busacca, ky i fundit me origjinë nga Raguza.
Të 14 të dyshuarit, me përjashtim të Vincenzo Spampinato i cili ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, kanë kërkuar një gjykim të shkurtuar, që nëse do të pranohet nga gjyqtarja Maria Cardillo, do t’u mundësonte atyre uljen e një të tretës së dënimit të pritshëm.
Gjithçka pritet të zgjidhet në seancën e radhës, të programuar për më 26 shtator të këtij viti. Në fashikujt e dosjes në ngarkim të tyre, me kërkesë të prokurorit publik Andrea Bonomo, janë përfshirë edhe marrjet në pyetje gjatë ditëve të kaluara të protagonistëve Habilaj, Seiti dhe Sulaj. Të tre këta, falë një leje ndërkombëtare për marrjen në pyetje, janë vendosur përballë prokurorëve të Krimeve të Rënda në Tiranë.
Hetuesit shqiptarë shkuan në Katania për t’i marrë në pyetje për një hetim paralel që zhvillohet këtu në Shqipëri, që ka për protagonist ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kushëri i largët i Habilajve dhe i përmendur disa herë në përgjimet telefonike të të pandehurve në Itali.
E ndërsa njëri prej Habilajve mbetet ende në arrati, Florian Habilaj, pjesë e këtij procesi nuk do të jetë Nezar Seiti. Ky i fundit konsiderohet si financieri i bandës së trafikut të drogës dhe u arrestua në Shqipëri, për t’u ekstraduar pak muaj më vonë në Itali mes polemikave të shumta. Seiti nuk ndan as të njëjtën burg me të pandehurit e tjerë, pasi ai mbahet në burgun e Rebibbias në Romë./Top Channel
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...