Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare dhe se rikuperimi do të jetë i ngadaltë.
Sejko u shpreh se aktiviteti ekonomik në vend ka shfaqur ngadalësim të fortë në gjysmën e parë të vitit, duke theksuar se do të kemi rritje ekonomike në vitin 2021.
Sipas Guvernatorit Sejko, rënia e ekonomisë do të shoqërohet po ashtu me rritje të papunësisë dhe borxhit përgjatë këtij viti.
“Aktiviteti ekonomik ka shfaqur ngadalësim të fortë në gjysmën e parë të vitit si pasjë e masave për ngadalësimin e epidemisë. Lehtësimi i masave kanë krijuar premisa për një lehtësim të aktivitetit ekonomik në vijim.
Kushtet aktuale monetare ofrojnë stimulime nevojshëm për rritjen ekonomike. Përshkallëzimi i mëtejshëm të goditjes, do të kërkonin rritjen e stimulit monetar. Pandemia ka sjellë një goditje të rëndë për ekonominë, si në nivel makro edhe për familjet shqiptare. Janë tkurrur investimet dhe është ngadalësuar konsumi privat. Inflacioni shënoi një rritje të lehtë gjatë tre mujorit të dytë.
Rënia e ekonomisë do shoqërohet me rritje papunësie. Tkurrja e të ardhurave ka sjellë vështirësi në ekonominë e bizneseve shqiptare. Rikuperimi ekonomik prite të jetë i ngadaltë.
Aktiviteti ekonomik shënoi pikun e ngadalësimit në 3-mujorin e dytë të vitit, ndërsa pritet që rritje të shënojë vetëm në vitin e ardhshëm. Ky skenar është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë, nga ndikimi i pandemisë në sjelljen e ardhshme të biznesit dhe konsumatorit. Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, në vlerën 0.5%“, u shpreh Sejko.
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...