Prej një viti, grupi i trafikut të drogës të Met Kananit, ndiqej nga policia shqiptare dhe ajo turke. Procedimi që prej një viti është regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka autorizuar policinë për të kryer edhe një sërë përgjimesh ambientale dhe telefonike të pjesëtarëve të dyshuar të grupit.
Grupi i Met Kananit u arrestua të martën, më 20 mars në Turqi, teksa po priste ardhjen e një sasie prej 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro. Mediat turke e kanë përshkruar Met Kananin si “Escobarin shqiptar”, me lidhje të forta politike.
Sipas TvKlan, oficerë të zyrës së Antidrogës së Policisë së Shtetit, dorëzuan këtë të premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, materialet hetimore të grumbulluara për llogari të hetimit të grupit të drejtuar nga Met Kanani, apo i njohur ndryshe edhe baroni i drogës “Met Shqiptari”.
Burimet e policisë thonë se ka së paku edhe një ngarkesë tjetër e cila është kapur nga policia turke më parë, gjatë hetimit të rrjetit të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Turqisë.
Gjatë kësaj kohe burimet thonë se kanë mundur të identifikojnë me tepër se 10 shtetas shqiptarë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe Turqi. I njëjti grup dyshohet se është përfshirë në importimin e heroinës nga Afganistani e Turqia drejt Shqipërisë me destinacion vendet e BE-së./lapsi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...