Google ADS

Gruaja hidhet nga kati i 3-të i pallatit ku jetonte

18:27 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një grua është hedhur nga kati i 3-të i pallatit ku jetonte dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Burime nga policia thanë se në orën 12:20, në lagjen “Bishanakë” Fier, në kushtet e depresionit është hedhur nga kati i tretë i banesës 57-vjeçarja me inicialet R. Gj., e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme