Një 42-vjeçar ka mbetur i vrarë nga duart e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të së dielës në tregun e Milotit.
Policia thotë se 42-vjeçari me inicialet K.D., është qëlluar me armë zjarri të llojit pistoletë nga bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja me inicialet V.D, banuese në Rrëshen.
Ngjarja ka ndodhur në Tregun e Milotit dhe sipas dëshmitarëve, krismat janë dëgjuar pak pas orës 07:00.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka prangosur autoren, që është munduar të largohet pas krimit.
Një grup hetimor është ngritur për të përcaktuar motivet e ngjarjes së rëndë. /Top Channel
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...