Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Bërzhitë, kur një grua që jetonte e vetme është gjetur e mbytur në banesë.
Sipas të gjitha dëshmive e provave në vendin e ngjarjes, rezulton se krimi është kryer nga dy persona që kanë dashur të grabisin banesën e viktimës. Lajmi u bë me dije nga Policia, e cila theksoi se viktima është gjetur me këmbë e duar të lidhura, raporton “Panorama”.
Pista paraprake e ngjarjes është ajo e një grabitjeje të mundshme, referuar mënyrës si është gjetur 74- vjeçarja, por edhe deklarimeve të marra nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes.
Autorët mendohet se kanë hyrë në banesë për të grabitur, por janë pikasur nga viktima, së cilës dyshohet se ia kanë mbyllur gojën me forcë, duke i bllokuar frymëmarrjen për disa minuta me radhë. Për këtë arsye, oficerët e krimeve të grupit të hetimit kanë nisur çështjen penale për akuzën e vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen.
POLICIA PËR NGJARJEN
Policia njoftoi zyrtarisht mbrëmë, pak para mesnatës, se në numrin e emergjencave 112 të sallës operative Tiranë është bërë një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja Fatime Hida, 74 vjeçe.
Burimet zyrtare deklaruan se menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje, ku nga dëshmitë e fqinjëve rezultoi se ata kanë parë dy persona që dilnin nga shtëpia e viktimës. Për këtë arsye, ata menjëherë kanë njoftuar policinë, pasi e dinin se Fatime Hida jetonte vetëm dhe prania e dy personave u është dukur e dyshimtë, shkruan Panorama
“Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore”, kanë bërë me dije burimet e Policisë.
SHKAKU I VDEKJES
Sipas tyre, këqyrja paraprake dhe shenjat në trupin e viktimës, konfirmojnë faktin se vdekja e 74-vjeçares mund të ketë ardhur si pasojë e mbytjes nga shtrëngimi në fyt. Më tej, Policia ka thënë se nga informacionet e marra, ka rezultuar se kjo shtetase jetonte e vetme pasi ishte e ve.
Ndodhur në këto kushte, policia ka nisur hetimet për një grabitje të mundshme, ndërsa kufoma është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë. Mesnatën e djeshme, Policia nuk dha më shumë detaje duke pohuar se “po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Nga ana tjetër, në banesën ku u gjet pa jetë gruaja 74-vjeçare, ekipi hetimor ka vazhduar këqyrjen deri pas mesnatës. Në banesë është verifikuar nëse autorët kanë kërkuar për para apo sende të çmuara, ndërsa është kontrolluar edhe për gjurmë gishtash apo shenja të tjera identifikuese të autorëve të krimit.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...