Antoneta Myrtaj, 56-vjeç nga Memaliaj është shprehur e habitur se si ka mbijetuar pas dhunës ç’njerëzore që provoi mbi trupin e saj.
Krahas plagëve dhe dhimbjeve në kokë, ajo ndihet e rënduar edhe psikologjikisht.
Gruaja tregon tmerrin e përjetuar, duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e burrit te saj Ferik Myrtaj qe e qëllonte me sqepar.
Gruaja 56-vjeçare rrëfen mes lotëve se dhuna ka qenë vazhdimisht e pranishme në jetën e saj. Ç’është me e keqja 65-vjeçari Ferik Myrtaj nuk është penduar asnjëherë për veprimet e tij.
Çifti i bashkëshortëve kane 35 vite martesë dhe janë prindër të 3 vajzave. Rasti i fundit i dhunës makabre u regjistrua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00.
Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...