Gruaja e akuzon bashkëshortin për dhunë, policia i gjen edhe drogë në banesë

10:08 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Pas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë prej shtetases E. N., pasi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, shërbimet policore kanë shkuar dje pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e shtetasit Bujar Nushaj.

Gjatë kontrollit që strukturat e policisë kanë ushtruar në dy banesat e tij, përkatësisht në banesën e ndodhur në fshatin Babicë kanë konstatuar brenda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë

Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi, në fshatin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë shpalljen në kërkim të Bujar Nushaj, 53 vjeç, banues në Babicë,Vlorë, pasi ai ishte larguar në momentin e mbërritjes së Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të Bujar Nushaj, 53 vjeç për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe ”Prodhim shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 130/a dhe 283/1 të Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme