Gripi këtë vit ka ardhur më herët. Tek fëmijët sipas mjekëve pediatër po shfaqet më rëndë se tek të rriturit. Temperatura e lartë është ajo që e karakterizon.
Ashtu si në vendet fqinje dhe në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik po qarkullon gripi i tipit A me nëntipet AH1N1 dhe AH3N2. Ndërkohë qarkullimi I disa virozave njëkohësisht ka mbushur me fëmijë pavionin e Pediatrisë Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ai që po dominon sipas shefes së shërbimit Gjeorgjina Kuli është virusi i rrugëve të frymëmarrjes sinsincial me 60% të rasteve.
“Bebe nen 6 muajt e parë te jetës të shtruar, një bronkiolit nga virusi respirator sinsincial… sinjal i pare i bronkolit nga rsv, të vlerësojme çdo fëmije, raste te rendë me insuficence respiratore ne kujdes intensiv. Ne e kemi plot pavionin, 3 deri 5 dite zgjat sëmundja”, tha Gjeorgjina Kuli, shefe e shërbimit të pediatrisë infektive, QSUT.
Foshnjat nën gjashtë muaj janë ato që po e kalojnë më rëndë. RSV shkakton probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe përhapet përmes spërklave të personit të sëmurë./abcnews/
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq