Ministria e Bujqësisë në Shqipëria ka kërkuar nga çdo bashki që të marrë masa për ndalimin e tregtimit të shpendëve në rrugë dhe hapësira të tjera publike.
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi ka mbajtur një takim virtual të koordinuar nga Ministria e Brendshme përmes Këshillit Konsultativ, me përfaqësues nga Bashkitë.
Ajo kërkoi nga përfaqësuesit e bashkive, koordinimin e masave në nivel bashkie dhe njësie Administrative për parandalimin e influencës aviare sikurse përcaktohet edhe në planin e masave.
Kështu, detyrë e çdo bashkie është raportimi ditor i koordinuar mes këtij institucioni dhe kryepleqve ndërgjegjësimi i fermerëve për situatën, raporton TCH.
Gjithashtu, në planin e masave kërkohet nga bashkitë kontroll i tregjeve të gjësë së gjallë, ndalimi i tregtimit të shpendëve në rrugë apo hapësira publike dhe kontroll të lëvizjes së shpendëve.
Prej datës 8 qershor kur ISUV konfirmoi rastet e para me gripin e shpendëve, Qendra kombëtare e Krizës e ngritur në ministrinë e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje situatën dhe po koordinon planin e zbatimit të masave në terren.
Nga ana tjetër, është bërë e ditur se shërbimi kombëtar veterinar është në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo fermeri për asgjësimin e shpendëve të prekur apo të dyshuar nga influenca aviare.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...