Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar sot ndalimin e shitjes dhe transportit të shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në qarqet e Durrësit, Dibrës dhe Korçës ku deri tani janë konfirmuar vatra të sëmundjes së gripit të shpendëve.
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Bujqësisë ka theksuar se gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë të konstatuar në kontrollet e ministrisë apo raportuar në numrin e gjelbër.
Sipas ministrisë, aktualisht “po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës, po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes, po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës, si dhe është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët”.
“Në të gjithë territorin e vendit deri mbrëmë në darkë kemi 382, 672 shpendë të ngordhur. Vazhdon procesi për eliminimin dhe asgjësimin e kafshëve që po ngordhin”, ka shtuar ministria.
Sipas ministrisë, nga kontrollet e ushtruara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë gjetur shkelje.
Ministria ka sqaruar për konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat blihen nga operatorët e licencuar sepse produktet janë të kontrolluara.
“Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit”, ka shtuar ministria. /Telegrafi/
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...