Zv-ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka deklaruar se 320 mijë pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve janë groposur, por jo në Durrës.
Në deklaratën e dhënë për mediat Gjeci refuzoi të tregojë vendin e groposjes.
“Të gjithë shpendët janë groposur. Vazhdon gjurmimi dhe testimi në pulari. Thirrje të gjithë pularive, fermerëve që në rast dyshimi për shpendët duhet të kontaktojnë me numrin jeshil të autoritetit kombëtar të vetrinarisë. Ne i jemi drejtuar jo vetëm bashkisë së Durrësit por edhe bashkive të tjera të zonës, dhe menjëherë sapo morëm konfirmimin e një vendi të përshtatshëm, u bë groposja e pulave. Nuk është në bashkinë e Durrësit”, tha ajo./abcnews.al/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...