Deputetja e zgjedhur në qarkun e Tiranës, për Partinë Demokratike, Grida Duma i ka dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha.
E ftuar në “Top Talk”, Duma u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse i kishte ngelur në mendje ndonjë fjalë e Bashës, sepse ai vetë nuk ishte mrekulluar ndonjëherë. Duma tha se Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, pasi ai është ‘acting’ gjithmonë, në veprim.
Pjesë nga biseda:
Grida Duma: Sulmet minimaliste të karakterit personal duhet të zhduken, duhet të kemi të nivelit programor
Denis Dyrnjaja: Fatbardh Kadilli ka një program që mua realisht më pëlqen, më impresionon, nuk shoh sulme personale tek ai, të them të drejtën, komenti im nëse ma lejon
Grida Duma: Unë program nuk kam dëgjuar
Denis Dyrnjaja: Unë disa teza i kam dëgjuar dhe pëlqyer, me ëndje…dhe Basha për tetë vjet s’na ka thënë ndonjë gjë që të na mrekullojë të themi të drejtën. Të ka ngelur gjë në mendje ty nga Basha përshembull..?
Grida Duma: Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, ai është ‘acting’, është gjithmonë në veprim
Denis Dyrnjaja: Thjesht u gjend aty dhe…
Grida Duma: Ka bërë hapje të partisë, në vitin 2017
Denis Dyrnjaja: Janë larguar më shumë se sa kanë ardhur
Grida Duma: Në politikë do ketë gjithmonë largime…
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...