Ish-deputetja e PD, Grida Duma deklaroi në formë të prerë se nuk ka asnjë mundësi që PD dhe PS të bëjnë një koalicion të madh.
E pyetur gjatë emisionit “Quo Vadis” për një mundësi të tillë nëse PD nuk siguron 71 mandate, Duma u shpreh se nuk ekziston si opsion.
Megjithatë, ajo nuk shpjegoi se çfarë ndodh me lidershipin e PD nëse humben zgjedhjet e prillit.
Sa mandate synon të marrë Partia Demokratike së bashku me aleatët në 25 prill ?
Kjo është një gjë që kur ti afrohemi kohës unë dua tjua them objektive të matshme dhe të qartë, nuk dua të bëj sot asnjëlloj kalkulimi, krejtësisht timin, sepse mund të shfaqem shumë më tepër entuziaste se ju mund të pranoni, por nuk kam ndërmend ta bëj këtë.
Nëse nuk arrini të siguroni 71 mandate, underground flitet për një bashkëpunim apo për një koalicion të madhë PD – PS, është i mundshëm , ekziston si opsion ?
Zero.
Lulzim Basha nëse nuk arrini të siguroni 71 mandate duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike ?
Le të flasim për të ndodhshmet, jo të pandodhshmet. Le të flasim për të ndodhshmet, të gjitha gjasat, gjithçka e çon Lulzim Bashën të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë dhe Shqipëria ka nevojë për këtë, të qetësohet, të normalizohet, të nis një jetë normaliteti pa çmenduri dhe pa herë pas here psikopatike./vizionplus/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...