Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grida Duma ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Duma shkruan se nuk ka asnjë reflektim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për humbjen në zgjedhjet e fundit lokale dhe për këtë arsye kërkon vendimmarrje nga ana e strukturave më të larta të partisë.
“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij”, ka thënë Duma.
“Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyesish për të goditur deputetë, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e PD-së”, ka shtuar Duma.
Sipas Dumës, fakti që Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.
“Megjithëse, personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si nënkryetare e PD-së, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët”, thekson Duma.
“PD nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!”, mbyllet postimi i Grida Dumës. /arbresh.info/
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...