Grevistët e ardhur nga Zharrëza e Fierit janë gdhirë sot në mëngjes në trotuarin përpara ministrisë së Energjitikës, në pritje të mbajtjes së premtimit nga nga qeveria për ndalimin e shpërthimeve nëntokësore në fshatin e tyre dhe marrjen personalisht në dorë të akteve të ekspertimit që vlerësojnë dëmet në banesat e tyre.
Dje ata janë takuar me Zv.Kryeministrin Niko Peleshi në këtë dikaster ku kanë marrë disa premtime, por duket se këtë radhë ata nuk do të largohen nga dyert e qeverisë pa një dokument në dorë. Ndaj, janë përleshur edhe me Policinë që nuk i ka lejuar të ngrenë çadra përpara ministrisë e arsyetimin se nuk kishin kërkuar leje për të protestuar.
Megjithatë, grevistët janë ulur në trotuar dhe kanë qendruar aty gjithë natën, pa çadra, në shi. Njeri prej grevistëve që udhëtoi 4 ditë më këmbë për në Tiranë solli një argument të fortë pse nuk do të ndalonte protestën këtë radhë dhe nuk do të pranonte ta mashtronin me premtime: Kam një fëmijë 9 muajsh! Që nga mosha 3 muajsh, e kam me pompë azme prej ndotjes atje!
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...