Greva e Naftëtarëve, reagon Basha: Situata ekonomike në pikën e ngopjes. Kërkesat e tyre të drejta

15:11 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë edhe për naftëtarët e Ballshit, të cilët ditën e sotme ishin në ditën e 16 të grevës.

Basha ka thënë se ata janë gënjyër nga kryeministri, teksa shton se nj gjë e gtillë po ndodh në të gjithë Shqipërinë.

“Situata ekonomike ka arritur në pikën e ngopjes. Sot patë ngjarjet e përsëritura në Ballsh të cilat tregojnë braktisjen e mijëra familjeve të gënjyera nga kryeministri dhe bashkimbuzukët e tij të naftës dhe nga ana tjetër shohim një heshtje totale për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre të drejta, minimale njerëzore për të ushqyer fëmijët e tyre. Ajo që shikoni në Ballsh po ndodh kudo. Po ndodh në qendër të Tiranës, në fshatrat e Tiranës, Vlorës, Shkodrës. Numri I njerëzve që kanë arritur de facto gjendjen e falimentit financiar, po rritet me shpejtësi”, ka thënë Basha./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme