Greva e 60 kontrollorëve të “Alb Control” rrezikon të mos ulen 10 avionë gjatë mesnatës. Burime bëjnë me dije se janë 60 persona të cilët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë së përkohshme për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë në punë. Raportohet, se punonjësit kanë marrë kërcënime të vazhdueshme madje dhe para 20 ditëve ku pritej të zhvillohej stërvitja nga NATO, kontrollorët janë kërcënuar për ndjekje penale.
Në total ‘Alb Control’ ka 68 kontrollorë, 12 janë pjesë të administratës, 37 aktivë për mbikalimet, 18 aktivë në kullë dhe një në administratë. Vlen të thuhet se kjo është hera e parë që ndodh një grevë nga kontrollorët ajror dhe ende nuk dihen pasojat që do të ketë kjo grevë.
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës