Athina zyrtare vendosi shtyrjen më 1 korrik të lëvizjes së lirë në kufijtë me disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen graduale.
Ministria greke e Turizmit tha të premten pasdite se fluturimet ajrore nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt Greqisë do të lejohen vetëm për arsye të rëndësishme, ndërsa nga 15 qershori mbeten të mbyllur kufijtë tokësorë dhe detar me Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas qeverisë greke kufizimet në kufirin tokësor me Shqipërinë dhe vendet e rajonit, pritet të hiqen nga data 1 korrik. Greqia kishte njoftuar më parë se do të lejonte lëvizjen e lirë në kufirin me Shqipërinë më 15 qershor.
Komisioni Evropian rekomandoi të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në lidhje me koronavirusin, të vendeve përkatëse.
Aktualisht në kufi lejohen të lëvizin drejt Greqisë qytetarët shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi si dhe punëtorët sezonalë nga Shqipëria, që kanë kontrata me punëdhënësit grekë. Disa mijëra punëtorë sezonalë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit u larguan në masë nga Greqia në fillim të marsit dhe tani po rikthehen. Ndërkohë kufiri shqiptar është i hapur pa kufizime për shtetasit që hyjnë nga Greqia në territorin shqiptar./TCH/
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA