Operacioni i kërkimit, gjetjes dhe rivarrimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke është duke përgatitur infrastrukturën teknike në fushën e Dragotit në Tepelenë.
Tre kabina kanë mbërritur në terren si financim i palës greke dhe janë duke u montuar nga një ekip i bashkisë së Tepelenës. Kabinat do të jenë mjedisi i punës për 6 ekspertë të palës greke, 6 të palës shqiptare dhe njëra do të shërbejë për anën teknike të operacionit, transmeton tch.
Zona po kufizohet nga grupi i punës për të shënjuar edhe territorin ku pritet të fillojnë gërmimet të hënën. Konsulli grek dhe përfaqësues të palës greke vizituan terrenit ku po ngrihet infrastruktura paraprake ndërsa 10 punëtorë të bashkisë së Tepelenës do të kryejnë të gjitha gërmimet për zhvarrimin.
“Shkarkuam kontenierët dhe sot jemi marrë vetëm me vendosjen e tyre në terren. Më datë 23 fillojmë punën, me 10 punëtorë që janë të Bashkisë”, u shpreh Qemal Dani, kreu i misionit për bashkinë e Tepelenës.
Sistemimi i territorit do të vijojë edhe në fundjavë ndërsa pritet që infrastruktura në funksion të zhvarrimit të plotësohet me mjete përpara së hënës. Sipas marrëveshjes javën e ardhshme pritet që të gërmohet për rreth 80 varre të të rënëve grekë në këtë luginë buzë Vjosës.
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63