Disa orë pasi Greqia refuzoi ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare, qeveria “ka ndërruar mendje”, për shkak të emergjencës me flakët në vend.
Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjete zjarrfikëse dhe 50 zjarrfikës.
Ministri i Mbrojtjes Vassilis Kikilias që ka kërkuar ndihmën nëpërmjet ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga për të shmangur mekanizmin e Bashkimit Europian për shkak të burokracive. Ajo i ka telefonuar ministrit, Niko Peleshi për të dakorduar nga të dyja palët nisjen e 10 makinave zjarrfikëse, dhe rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe personel mbështetës.
Pritet që mjetet të kalojnë para mesnatës në pikën kufitare të Kapshticës dhe do të dislokohen në zonën e Aleksandrupolit për të marrë pjesë në operacionet e fikjes së zjarreve në këtë zonë.
Gjatë paradites, dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses u nisën nga Maliqi dhe Korça me destinacion Aleksandropolinë. Por, pasi qëndruan për disa orë në hyrje të qytetit të Bilishtit, u kthyen mbrapsht nga pala greke.
Sipas deklaratave, shkaku i kthimit ishte “u plotësuan nevojat nga vendet e tjera”, ndërkohë që sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, si dhe një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme./TCH/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?