Google ADS

Greqia e Turqia morën OSBE, Shqipëria e tërhoqi kandidaturën e Igli Hasanit

09:03 | 6 Dhjetor 2024
A Z

Greqia dhe Turqia përmes një bashkëpunimi të paprecedentë diplomatik arritën të marrin udhëheqjen e OSBE-së.

Pas shumë muajsh negociatash me dyer të mbyllura 57 vendet anëtare të kësaj organizate, në mënyrë unanime duket se do të zgjedhin sot turkun Ferudun Sinirlioglu, një diplomat karriere dhe bashkëpunëtor i afërt i presidentit turk Erdogan, në krye të kësaj organizate.

Ndërsa diplomatja greke Maria Telalian do të drejtojë ODIRIN-n.

Mediat turke shkruajnë se përse paketa e Ferudun Sinirlioglu triumfoi përballë asaj të Shqipërisë dhe Holandës me kandidaturë ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.

Sipas mediave të Turqisë, burime diplomatike kanë shpjeguar për këtë media turke se çelësi i suksesit ishte bashkimi i forcave mes Greqisë së Turqisë përfshi një kompromis diplomatik duke i hapur rrugën Sinirlioğlu në drejtimin e OSBE pasi të jetë aprovuar nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së.

Ky kompromis diplomatik shpjegohet me faktin se Greqia dhe Turqia gjatë dy dekadave të fundit kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të tejskajshme.

E pikërisht dalja me një propozim të përbashkët nga këto dy vende për kreun e OSBE-s është parë si një mundësi e mirë në ndikuarin pozitivisht në të avancuarin e klimës pajtuese mes dy vende.

Ky ishte elementi kyç i dakortësisë për ti dhënë fitoren Ferudun Sinirlioglu, element qe konfirmon që procesi i zgjedhjeve me konsensus të lidershipit të OSBE është i bazuar ne konsiderata gjeopolitike me shume se meritat individuale te kandidateve.

Kjo simbolikë e paketës turko-greke dhe qëllimi më i gjerë kolektiv për të kontribuar në një normalizim te qëndrueshëm të marrëdhënieve të këtyre vendeve ishte dhe arsyeja pas vendimit të qeverisë shqiptare për tërheqjen e Igli Hasanit nga kandidimi për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.

Hasani ishte propozuar më parë si kandidati individual më i votuar dhe konsiderohej si kandidati më i preferuar nga shumica dërrmuese e vendeve pjesëmarrëse deri ne fund te procesit./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme