Doganierët e Greqisë kanë paralajmëruar se do të hyjnë në një grevë 48-orëshe ditën e martë, më 2 prill në orën 05:30 deri të enjten, datë 4 prill në orën 05:30.
Lidhur me këtë ka reaguar Ambasada shqiptare në Athinë duke sqaruar se për 48 orë shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet, shkruan Arbresh.info.
Ambasada po ashtu i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.
“Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek,: Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024. Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014. Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.”, thuhet në njoftim.
Sa më sipër, lutemi që shtetasit shqiptarë të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara. Në rast ndryshimi të këtij vendimi, do ju informojmë me një njoftim të dytë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Gjatë kësaj periudhe pikat doganore të Kakavijës Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë nuk do të jenë jo funksionale./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...