Një sherr banal në një lokal në rrugën “Sepolion 5”, në lagjen me të njëjtin emër të kryeqytetit grek, mbrëmjen e kësaj të enjteje, për pak mund të shkaktonte viktima.
Sipas policisë greke, gjithçka nisi rreth orës 22 të mbrëmjes me atë lokale, kur disa klientë shqiptarë të dehur nisën të grinden me njëri-tjetrin, e në vazhdën e mosmarrëveshjeve njëri prej tyre nxori pistoletën dhe qëlloi të paktën 9 herë në drejtim të xhamave të lokalit.
Plumbat dëmtuan vetratën e lokalit, por për fat të mirë nuk shkaktuan viktima. Pak më vonë, në vendngjarje mbërriti policia, e cila nisi operacionin për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për ngjarjen.
Autoritetet greke thonë se lokali është pronë e disa emigrantëve shqiptarë nga Lushnja. Nuk dihen nëse sherri është provokuar për ndonjë arsye, apo ishte thjesht një ngjarje sporadike.
Sherre të ngjashme ndodhin shpesh në kafenetë e Athinës, në të cilat klientët janë kryesisht emigrantë të varfër, të cilët konsumojnë alkool me çmim të lirë në këto ambiente.
Pavarësisht kontrolleve të shpeshta në to, policia nuk ka mundur të kontrollojë situatën. Në të njëjtin lokal, 3 vite më parë është ekzekutuar një shtetas shqiptar nga Berati, 35 vjeç. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë ndonjë lidhje mes tyre apo jo.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...