Policia greke thotë se ka shkaterruar një bandë hajdutësh të përbërë nga shtetas shqiptarë. Ata ishin shndërruar në tmerrin e vilave luksoze në Athinë, ndërsa vlera e sendeve dhe objekteve të vjedhura e kalon shumën 1 milion euro.
Policia njoftoi pasditen e të martës se ka arrestuar në Agio Dimitrios të Athinës, një prej pjesëtarëve të bandës, me moshë 23 vjeç.
Në të njëjtën kohë, janë identifikuar edhe tre bashkatdhetarë të tij, njeri prej të cilëve, me moshë 28 vjeç, është arratisur nga burgjet greke.
Policia thotë se ka verifikuar si vepra të bandës në fjalë të paktën 3 vrasje në tentativë, 9 grabitje me armë dhe 36 vjedhje.
Siç ka rezultuar nga hetimet, banda ishte krijuar në prill 2016 dhe vepronte çdo herë me përbërje të ndryshme, por gjithmonë ishte prezent 28-vjeçari i arratisur nga burgu.
Ata vepronin kryesisht në orët e vona të mbrëmjes dhe vinin në shënjestër banesa luksoze në zona të ndryshme të Athinës, duke marrë bizhuteri, shuma parash dhe automjete.
Në tre raste ata kanë përdorur edhe armët: një herë kundër pronarit të një vile në Vula, i cili tentoi të vetëmbrohej dhe dy herë kundër policëve që ishin vënë,në ndjekje të tyre.
Deri tani policia ka sekuestruar një sasi të madhe bizhuterish, një armë luftarake dhe tri pistoleta. Një shumë parash prej 11.340 euro, si dhe 1.100 dollarë, mjaft telefona celularë, si dhe një sasi e konsiderueshme targash falco.
Policia ka gjetur 18 automjete dhe ua ka dorëzuar pronarëve të tyre të ligjshëm.
Sipas policisë, vlera e sendeve të vjedhura e të grabitura e kalon shifrën një milion euro.
Policia gjithashtu ka konkluduar se tre pjesëtarët e tjerë të bandës janë larguar tashmë për në Shqipëri dhe prandaj janë nxjerrë urdhëra arresti ndërkombëtar.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...