Një tentativë vrasje misterioze me armë zjarri është kthyer në kryefjalën e mediave greke gjatë mbrëmjes së sotme. Në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur rëndë një 40-vjeçare shqiptare.
Ajo është qëlluar me armë zjarri jashtë banesës së saj në rrugën Aghia Paraskevi në Athinë.
Mediat greke raportojnë se dy persona qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së shqiptares, e cila mori plumba në qafë e kokë.
Identiteti i shqiptares së plagosur nuk bëhet ende i ditur, por mediat raportojnë se ajo është dërguar në spitalin Tzanei, pasi kishte shenja jete.
Ndërkohë Zougla.gr, raporton se nga hetimet paraprake janë zbuluar gjurmë në banesën ku jetonte shqiptarja së bashku me bashkëshortin, i cili dyshohet se është aktor.
Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e 40-vjeçares dhe disa familjarë si të dyshuar në këtë ngjarje. Zougla.gr nënvizon se dy personat që qëlluan mbi shqiptaren erdhën me një makinë./gsh/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...