Një sasi prej 370 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua gjatë natës së kaluar në Portin e Patrës. Sipas Rojes Bregdetare Greke, droga ishte vendosur në tavanin e një kamioni me targa greke, që do të nisej nga Porti i Patrës me destinacion Italinë.
Autoritetet thanë se kanë arrestuar drejtuesin e kamionit, një 62-vjeçar. Sipas informacioneve të publikuara prej autoriteteve, lënda narkotike ishte ngarkuar prej një organizate shqiptare të trafikimit të narkotikëve dhe destinacioni i saj final ishte Holanda.
Në kërkim janë shpallur disa anëtarë të organizatës së trafikimit të narkotikëve, grekë dhe shqiptarë.
Kamioni u sekuestrua, ndërsa shoferi 62-vjeçar do të dërgohet për masë sigurie në Gjykatën e Patrës./t.ch/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...