Google ADS

Greqi, emigrantin shqiptar e zë poshtë traktori

11:19 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Një 41-vjeçar shqiptar ka vdekur tragjikisht në Greqi.

Shqiptari vdiq pasditen e së mërkurës ndërsa po punonte tokën e një shtetasi grek me traktor në Nea Potidea, Halkidiki.

Sipas mediave greke, punonjësi rreth orës 19:00 ai po rregullonte me duar frezën e traktorit. Por në kushte ende të panjohura freza nisi të lëvizte dhe tërhoqi poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Ishte pronari tokës që njoftoi menjëherë ambulancën dhe policinë.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spitali por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme