Kacifas u vra nga RENEA pas një shkëmbimi zjarri mes dy palëve, megjithëse ish kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa pretendon se ai nuk kishte ndërmend të qëllonte asnjë.
Papa-s është shprehur për Protothema:
Ka dy versione. I pari që policia shqiptare i kërkoi atij që të dorëzohej, por ai refuzoi, ndërsa më pas mbaruan të shtënat ai doli dhe tha “Rroftë Greqia” duke zgjedhur vdekjen pa dorëzim. Ndërsa versioni i dytë është që policia shqiptare e ka vrarë dhe më pas ka bërë të dukej sikur pati përleshje dhe shkëmbim zjarri. Fatkeqësisht nuk mund ta dimë të vërtetën.
Autoritetet të sqarojnë ngjarjen. Kacifas pagoi me jetë ndjeshmërinë e tij patriotike. Duhet të ketë një hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes. Qeveria greke duhet të kërkojë menjëherë informacione nga pala shqiptare. Pakica etnike greke në Shqipëri duhet të vetëpërmbahet.”
35-vjeçari i vrarë ditën e djeshme ishte njeriu i trupave speciale të ushtrisë greke dhe me bindje radikale.
Në profilin e tij në Facebook, ai kishte plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”.
Megjithëse pala greke nuk e specifikon si të tillë, historiani Arben Llalla shkruan i bindur në Facebook se Konstandinos Kacifas ishte pjesë sekrete e Autonomisë së Veriut të Epirit.
Llalla shkruan:
Greku i vrarë ishte pjesë e policisë sekrete të Autonomisë së Veriut të Epirit. Është mirë që policia e Shqipërisë t’i drejtohet me shkresë sigurimit të Greqisë për materialet që disponon. Greqia disponon kartën e policisë sekrete të Kostandin Kacifas që ishte pjesë policisë sekrete të Autonomisë.”
Ndërkohë kujtojmë që Kacifas ishte baba i një vajze 13-vjeçare dhe i divorcuar.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...