Grekët kthejnë pas shqiptarët në kufi, u vendosin kryq në pasaporta

09:15 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vazhdojnë problemet në pikën kufitare të Kakavijës.

Mësohet se edhe sot pala greke po kthen shqiptarët të cilët duan të udhëtojnë drejt Greqisë, madje në pasaportat e tyre u vendoset edhe kryq.

Si pretekst për kthimin pala greke ka nxjerrë mungesën e garancisë dhe parave të mjaftueshme.

Ky problem vazhdon prej disa ditësh dhe pavarësisht ndërhyrjes së palës shqiptare asgjë nuk ka ndryshuar në kufi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme