Gratë fermere, vjen lajmi i mirë nga ministria e Bujqësisë

17:30 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

1.6 miliardë lekë nga buxheti i shtetit do të shkojnë këtë vit për subvencionimin e fermerëve.

Për të shtuar numrin e grave përfituese, Ministria e Bujqësisë do të trajtojë për herë të parë me një bonus prej 10 pikësh sipërmarrëset gra.

“Nëpërmjet fondeve që administron agjencia e pagesave, aplikimeve nga gratë u japim 10 pikë më shumë për të njëjtat kushte të barabarta me burrat, duke synuar të inkurajojmë rritjen e pjesëmarrjes së grave në sipërmarrje”, thotë Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Diferenca mes fituesve në skemat e bujqësisë është zakonisht 1 deri në 3 pikë, cka do të thotë se trajtimi me 10 pikë më shumë do të bëjë diferencën. Aktualisht vetëm 7 % e sipërmarrjeve në bujqësi drejtohen nga gratë ndërsa sa i përket punëve më të vështira, 70 % kryhen nga gratë./T.CH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme