Në orët e para të mëngjesit të sotëm në oborrin e banesës së Shyqyri Çela janë vendosur dy granata.
Njëra ka shpërthyer në oborr ndërsa tjetra nuk ka shpërthyer.
Shyqyri Çela përpara se të futej në policinë e shtetit në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë me partinë Aleanca Demokratike.
Më pas në vitin 1997 vëllai i tij ka patur një konflikt duke shkëmbyer të shtëna me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”.
Pas asaj ngjarje Shyqyri Çela u largua drejt Amerikës. Kishte një muaj që kishte ardhur dhe pas ardhjes ndodhi vendosja e grantave në oborrin e banesës në lagjen Rus, shkruan Panorama.
Nga sa mësohet ka vetëm dëme materiale teksa janë dëmtuar xhamat e banesës. Policia vijon hetimet.
Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar
Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...