Gramsh, përfshihet nga flakët një pallat, evakuohen 18 familje

21:40 | 20 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një pallat 3 katësh është përfshirë nga flakët në qytetin e Gramshit, ndërsa rrezikohen nga flakët edhe pallatet përreth.
Mësohet se kati i tretë është tërësisht nën pushtetin e flakëve, ndërsa zjarrfikësit e Gramshit po punojnë për shuarjen e flakëve është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Elbasanit, raporton tch, transmeton portali arbresh.info

Bëhet e ditur se për arsye sigurie janë evakuuar 18 familje që banojnë në këtë pallat, por edhe në pallatet ngjitur.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, apo nëse ka njerëz që janë prekur nga flakët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme